http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti maqedonas George Ivanov ka nisur takimet e veçanta me partitë politike per te vendosur me pas se cilës force do t?i japë mandatin per formimin e qeverise se re. Takimi i pare është ai me kreun e lëvizjes Besa, Bilal Kasami dhe pasohet nga takimet me përfaqësues te aleancës per shqiptaret dhe me kreun e BDI, Ali Ahmeti. Gjate pasdites mbahen takimet me liderët e LSDM, Zoran Zaev dhe kreun e VMRO-DPMNE, Gruevki. Konsultimet me partitë politike vijnë pas takimin me kreun e Gjykatës Kushtetuese nje dite me pare, ndërsa ndërkombëtaret kane përsëritur thirrjet per krijimin sa me shpejt te qeverise. Ndërsa pritet me ankth vendimi i tij, kreu i shtetit ka deklaruar se po vepron ne përputhje me Kushtetutën.