Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed ka përfunduar misionin e saj 3 vjecar në vendin tonë. Pak orë përpara largimit nga Shqipëria, ajo ka dhënë intervistën e fundit për gazetaren Aurora Sulçe, për rubrikën e sotme ?Para dhe pasuri? në Ora News
Për herë të parë, Sayed tregon për median përshtypjet për Shqipërinë, momentet e bukura dhe të vështira, raportet me qeverinë, opozitën dhe institucionet, negociatat për zbatimin e reformave të rëndësishme, si ajo për energjinë dhe pensionet, misionin e Bankës Botërore në vendin tonë, duke lënë edhe ?porosi? për shqiptarët dhe klasën politike.
A.Sulçe: Zonja Sayed, unë ju falenderoj që zgjodhët emisionin tonë për intervistën tuaj të fundit përpara largimit nga Shqipëria.
Tahseen Sayed: Faleminderit. Jam shumë e kënaqur që po e bëj intervistën e fundit me ju, duke qenë se kam kujtime shumë të mira nga bashkëpunimet e meparshme.
A.Sulçe: Largoheni nga Shqipëria pas 3 vjetësh që keni qëndruar ketu. Cilat janë përshtypjet tuaja?
Tahseen Sayed: Në fak kjo është një pyetje që më shkon drejt në zemër, duke qenë se kur më pyesni për përshtypjet e mia për Shqipërinë, unë kur erdha, kisha zero njohuri, përveç asaj që kisha lexuar në histori. E para gjë që doja të ndaja me ju, përsa i përket përshtypjeve të mia për vendin në 3 vjet që kam qendruar këtu, është se po largohem nga Shqipëria, por Shqipëria do të mbetet me mua.
Është një shprehje e fashme që mund ta them edhe këtu: Mund të më largosh mua nga Shqipëria, por jo Shqipërinë nga unë. Nuk e them këtë për klishe, por se më vjen nga zemra dhe ka disa arsye për këtë. E para gjë që dua të them është për shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë, që nuk e dinë se akoma cfarë vendi kanë apo të vlerësojnë atë që kanë. Gjithashtu, njerëzit janë jashtë mase të bukur brenda dhe jashtë, janë të ngrohtë, miqësorë dhe mjaft mikëpritës ndaj të huajve. Kjo është në të gjithë vendin, qoftë në veri, jug apo në Shqipërinë Qendrore apo cfarë kap harta, pavarësisht nëse është pronar kafeje në Girokaster apo dikush në rrugë në Tiranë, të gjithë janë kështu.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ekskluzive-porosite-e-drejtoreshes-se-bb-se-per-shqiptaret-e-politiken/