Skandali në “STOP”, arrestohet oficeri i Policisë së Burgjeve

2017-04-01 3

Arrestohet oficeri i Policisë së Burgjeve, Behar Kola, i cili u shfaq në një videoregjistrim në emisionin "STOP" në Televizionin Klan, duke marrë 3500 euro për të ndërhyrë te një gjyqtare dhe një prokurore të një çështjeje në Gjykatën e Elbasanit.

50 - vjeçari kishte rolin e sekserit dhe tashmë akuzohet për korrupsion të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për të liruar një të ri të akuzuar për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave të policisë, Kola kërkoi fillimisht 2 mijë euro në emër të gjyqtares Pajtime Fetahu.

Oficeri ? Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues.

Sekseri ? Kur i do ajo? Qytetari ? Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro? po.

Një ditë më pas, oficeri i Policisë së Burgjeve takohet me qytetarin në një lokal dhe më pas brenda një makine merr 2000 eurot.

Oficeri ? Pesëqindshe, po! Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej ..., se na... Qytetari ? Po ik , or burrë. Oficeri ? Tek lokali, or burrë.

Pasi janë dhënë 2 mijë euro, edhe gjyqtarja Pajtime Fetahu merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, ?ta rregullojë? edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Për këtë kërkohen edhe 1500 euro.

Oficeri ? Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t?ia jap, ta mbyllim. Qytetari ? Sa? Oficeri ? Aq sa të thashë, 1500(euro). Qytetari ? 1500 euro. Oficeri ? Për sy të ballit, asigjo, e ke me mua, i ke gjërat. Qytetari ? Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave?

Pas marrjes së parave nga oficeri, gjyqtarja jep garanci se gjithçka do të shkojë në favor të tyre.

Qytetari ? Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës.

Gjyqtarja - Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani! Qytetari ? Ok edhe për prokuroren? Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq. Qytetari -Shumë faleminderit! Gjyqtarja ? Hajde!

Për mungesë të prokurores, gjyqi i Ermira Tafanit u shty me disa ditë, por vendimi përfundimtar i jep lirinë të arrestuarit. Një ditë më pas Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për gjyqtaren Pajtime Fetahu, për akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange