McCormack: Nuk ka kohë për elektronike në këto zgjedhje

2017-04-01 0

Për herë të fundit e vizitoi Tiranën në vitin 2013, kur drejtoi Misionin e Vëzhgimit të OSCE/ODIHR-i në zgjedhjet parlamentare. Tani Conny McCormack rivjen në Shqipëri pas botimit të librit të saj ?Demokracia e Riformatuar; E Ardhmja e Teknologjisë në Zgjedhje?, që përkon me debatin që ka përfshirë politikën këtë prag zgjedhjesh për votimin elektronik. Në një leksion të hapur me studentët e Fakultetit Juridik në Tiranë, Mccormak shprehet se koha është e pamjaftueshme për të aplikuar teknologjinë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

?Unë e kuptoj se është një temë e rëndësishme dhe po debatohet shumë këtu në Shqipëri, ashtu siç është në të gjithë botën. Është shumë e rëndësishme të ketë kohë të mjaftueshme të zbatosh një sistem të ri. Është e pamundur që të aplikosh një sistem të ri në pak muaj. Ka nevojë për shumë kohë për ta zhvilluar dhe të ndërmerret edukimi i votuesve për një sistem të ri votimi?.

McCormak thotë se sistemi elektronik, mbi të gjitha kërkon bësimin e palëve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe sjell shembuj ku për shkak të mungesës së tij, kjo teknologji ka dështuar.

?India dhe Brazili janë dy vende shumë të mëdha, që aplikojnë votimin dhe numërimin elektronik prej 10 vitesh. Ka edhe vende të tjera që kanë blerë pajisjet elektronike të votimit, si për shembull Irlanda, të cilat kurrë nuk i kanë përdorur pasi shpenzuar qindra miliona dollarë, ose i kanë përdorur një herë dhe më pas vendosën të kthehen tek votimi tradicional i zgjedhësve. Në asnjë rast, problem nuk ka qenë teknologjia, sepse të gjithë e dimë se nëse teknologjia bëhet siç duhet ajo do të funksionojë dhe sigurisht që është më e saktë se sa të numërosh vota njëra pas tjetrës nga njerëzit. Por problemi tek këto vende që e kanë kthyer mbrapsht sistemin lidhej me dyshimin dhe mungesa e besimit?.

Aktualisht, Reforma Zgjedhore ka ngecur dhe asnjë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk është përfshirë në ligjin elektoral, pasi maxhoranca dhe opozita nuk bien dakord të ulen në Komisionin e ngritur për këtë reformë, pas kushtit të vendosur nga demokratët, që në 18 Qershor votimi dhe numërimi të bëhet elektronikisht.

Tv Klan

Free Traffic Exchange