“Prioriteti ynë puna, jo thashethemet” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri ka zgjedhur serish qytetin e Durrësit për t?iu përgjigjur akuzave të bëra disa dite më parë nga ministri i mjedisit Lefter Koka. Gjatë inaugurimit të zyrës së Gjendjes Civile në zonën e kënetës, Tahiri u shpreh se me shume se sa te retorikat politike ai është fokusuar tek puna. Ne te njëjtën linje ishte edhe deklarata e kryebashkiakut te Durrësit. Ne prani te ministrit te brendshëm, Vangjush Dako tha nuk merret me llafe dhe se u ka lëne qytetareve te bëjnë vlerësimet per punën e tij. Duke filluar nga kjo e mërkurë, banorët në njësinë administrative të ish-kënetës do kenë mundësi të marrin shërbime të ndryshme në këtë zyrë, duke përfshirë: regjistrimin në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile; lëshimin e dokumentit të identitetit dhe të certifikatave të lindjes.