http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputete e LSI akuzojnë serish policinë per situatën e rendit, sidomos ne zonën e minoritetit ne Gjirokastër. Ne nje prononcim per televizionin grek ?Star?, deputeti i LSI Vangjel Tavo foli ashpër per police qe braktisin njerëzit dhe mbrojnë kriminelet.?Te lënë mbështetjen që u bëjnë kriminelëve dhe të merren me problemet lokale, me problemet e njerëzve, me vjedhjet, çështja e hashashit është bërë tani fenomen. Në shumë raste policia ka lidhje me persona që merren me këtë fenomen.?Akuzat e Tavos u bene ne reportazhin qe Televizioni ?Star? kishte bere ne fshatrat minoritare Jorgucat dhe Derviçan, ku theksohej se vjedhjet e shtuara kishin traumatizuar banoret. Media greke theksonte gjithashtu se deputeti Tavo i ka kërkuar Ministrit të Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri, të largojë Drejtorin e Policisë së Gjirokastrës, pasi ka dështuar ne vendosjen e rendit. Akuza erdhën edhe nga kryetarja e Bashkisë së Dropullit, Ahilea Deçka, e cila tha se ?policia vendore nuk funksionon fare dhe se nuk është e afte te kape asnjë hajdut?.