Report TV - Klosi: Në vitin 2016, 900 burra kanë denoncuar dhunën në familje

2017-04-01 0

Në vitin 2016, 900 burra kanë denoncuar dhunën në familje nga 3000 raste të denoncuara. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, deklaroi se tashmë është koha që të trajtohen profesionalisht burrat dhunues, pasi vetëm denoncimi nuk është zgjidhje përfundimtare.

Nga 3000 rastet e dhunës në familje që janë raportuar gjatë vitit të kaluar, 900 kanë qenë burra që janë dhunuar nga gratë. Kjo u deklarua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, gjatë konferencës për ?linjat bazë të shërbimeve në luftën kundër dhunës gjinore në Shqipëri: këshillimi me burrat dhunues.

Konferenca kishte për qëllim trajtimin e burrave dhunues, të cilët për vitin e kaluar, vetëm raste të denoncuara kanë qenë mbi 2100.

Realiteti i ushtrimit të dhunës në familje ka treguar se rastet kur thirret psikologu apo punonjësi social për të ndihmuar familjen janë shumë të pakta.

Nino Merola, drejtor i zyrës të Tiranës të Agjencisë Italiane të bashkëpunimit për zhvillim, u shpreh se tashmë është koha që të kushtohet vende trajtimit profesional të dhunuesve, sepse edhe pas denoncimit të rasteve ata vazhdojnë të mbeten të tillë.