Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një kohë kur po afrohen orët e fundit të afatit për dorëzimit të formularëve nga gjyqtarët dhe prokurorët ne të gjithë vendin që do t?i nënshtrohen procesit të Vetting-ut janë shënuar edhe dorëheqjet e para.
Krahas prokurorit të Krujës Suljeman Tola, i cili paraqiti dorëheqjen për shkak të plotësimit të moshës për pension një tjetër gjyqtare e gjykatës së lartë i ka dorëzuar në presidentit dorëkeqen e saj nga detyra.
Ka qenë gjyqtarja Mirela Fana, e cila ka firmosur në presidencë dorëheqjen e saj nga detyra e anëtares së Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe si anëtare KAD-së.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oret-e-fundit-te-dorezimit-te-formulareve-doreheqjet-e-para/