Ora News – Meta: LSI s’është shtojcë. Nëse Rama konfirmon 71 vota, ikim që sot

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse Partia Socialiste bën 71 mandate me aletët e rinj atëherë LSI do të dalë në opozitë. Kështu u shpreh kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët. Për akuzat e rënda të Ylli Manjanit ndaj qeverisë, Meta sugjeroi që ish ministri te ndjekë rrugën ligjore nëse ka fakte. Meta theksoi se gjithmonë ka qenë në mbrojtje të policisë por tashmë uniformat blu duhet të parandalojnë kultivimin e kanabisit dhe jo ta korrin atë. Kapja e Klement Balilit, sipas kreut të kuvendit, është porosi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Tirane- I qeshur, jo i qetë dhe i qartë. Kështu u shfaq Ilir Meta 24 orë pas shkarkimit të Ministrit të tij nga kryeministri Rama.
LSI është pjesë e rëndësishme e qeverisë, jo shtojcë e saj dhe nëse Partia Socialiste i bën 71 mandate me aleatët e saj të rinj, atëherë Ilir Meta do të dalë në opozitë. Ky ishte qëndrimi i kryetarit të LSI në lidhje me koalicionin, për të cilin, Meta garantoi se do ta çojë deri në fund të këtij mandate, edhe këtë herë për hir të integrimit të vendit.
Meta:LSI nuk është një parti klienteliste, nuk është shtojcë e askujt. As ka qenë dhe as ka për tu bërë. Nëse sot kryeministri Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime, se i ka për të qeverisur Shqipërinë, LSI del në opozitë që tani.

I pyetur për uniformat blu Meta jo pa ironi tha se ka qenë në mbështetje të forcave blu dhe kur horat e sulmonin në bulevard me gurë e me armë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-nese-rama-konfirmon-71-mandate-lsi-del-ne-opzite/

Free Traffic Exchange