Vlahutin, kritika për investimet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre investime te rëndësishme ne qytetin e Vlorës, u inspektuan këtë te marte nga ambasadorja e BE ne Shqipëri, Romana Vlahutin. Ne një konference te përbashkët me kreun e bashkisë, Dritan Leli, diplomatja la te kuptohej se ecuria e projekteve nuk ka qene e kënaqshme kryesisht Lungomare dhe Bypasi, afatet per përfundimin e te cilave janë tejkaluar.?Ne kemi ardhur nje ekip i madh nga delegacioni i Bashkimit Europian ne Vlore, per te pare se si eshte situata per tre projekte madhore qe po financon Bashkimi Europian ketu ne Vlore me nje vlere prej 47 mln euro ne total, disa prej tyre po ecin mire se pari kanalizimet, e disa te tjera presim te përfundojnë përpara verës, behet fjale per Lungomaren, dhe pastaj kemi dhe një projekti qe është zgjatur shume është Bypass, i cili është i rëndësishëm jo vetëm per qytetin e Vlorës, por edhe per industrinë e turizmit dhe jugun e vendit. Jemi këtu per te takuar te gjithë ata qe po punojnë me keto projekte per te mare prej tyre afatin përfundimtar per realizimin e këtyre projekteve. Dhe per te mësuar se çfarë duhet te bëjnë per te nxitur përfundimin e tyre deri ne vere, kryesisht investimi i Lungomares dhe Bypassit. Është kjo nje vizite pune, pasi ne besojmë se industria e turizmit është një shans i arte per zhvillimin e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.?Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, u ndal edhe ne shëtitoren e qytetit ku pa nga afër ecurinë e punimeve per këtë projekt.

Free Traffic Exchange