http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 gjyqtare dhe një prokuror nuk kane dorëzuar formularin e pasurisë ne ILDKPKI, duke paraqitur dorëheqjen e duke i shpëtuar kështu, procesit te Vettingut. Ora 16 e kësaj të marte ishte afati i fundit për njerëzit e drejtësisë, te cilët duhet te deklaronin pasurinë te fituar nder vite. Ne minutat e fundit, kishte edhe nga ata qe u paraqiten me vonese ne zyrat e Inspektoratit. Mes te larguarve spikat emri i Vladimir Kristos, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Edhe gjyqtarja e Gjykatës se Larte Mirela Fana nuk dorëzoi formularin, duke thënë se do t?i përkushtohet jetës akademike. Dorëheqjen e dhanë edhe gjyqtaret Ilir Pashaj, Ilir Çeliku e Drita Veliu, të cilët automatikisht përjashtohen nga Vetingu. Me herët edhe prokurori, Sulejman Tola kishte paraqitur dorëheqjen pranë presidentit Nishani. Ndonëse zyrtarisht procesi për dorëzimin e formularëve per 800 gjyqtare e prokurore u mbyll, puna do te vijoje për ata qe i kane nisur dokumentet me ane te postes. Ndërkohë, kryeministri Rama ka reaguar per dorëheqjet. Ne nje postim ne facebook, ai shkruan: Përshëndes largimet vullnetare te gjykatësve e prokuroreve qe s?duan te kalojnë Vetingun. Drejtësia nuk kapet dot si e vjetra qe po bie.