Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të marte kryesinë e saj, forumin më të lartë vendimmarrëse për çështjet politike.
Pas mbledhjes së kryesisë, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se u diskutua për zgjedhjet e 18 qershorit. Ai iu referua edhe debatit brenda koalicionit, duke shtuar se partitë aleate mund të kenë taktika elektorale, por ajo që synon PS është aleanca strategjike.
"Ne kemi vetëm një qasje me koalicionin, atë strategjike. Parti në koalicion mund të kenë qasje taktike elektorale. Nëse qasja taktike s?prek qasjen tonë strategjike, s?ka probleme", u shpreh Peleshi.
Ai tha se PS shkon në zgjedhjet e 18 qershorit me synimin për marrjen e një mandati të dytë qeverisës.
"Kemi një program shumë ambicioze, jemi në muajt e fundit të mandatit të parë, duke u përgatitur për mandatin e dytë. Krahas punës për hartimin e programit të mandatit të dytë.
Le ta dëgjojë edhe komuniteti, populli por edhe partitë aleate se strategjia jonë për të qeverisur vendin me ritmin e reformave, pa taktika, nuk do të ndryshojë. Partitë në koalicion mund të kenë taktika elektorale", tha Peleshi.
Sa i takon shkarkimit të Ylli Manjanit, Peleshi tha se deklarata e tij shpaguan arsyet se pse ai vendim që u mor ishte i drejtë.