Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një punonjës miniere ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme në Bulqizë.
Burime nga policia bëjnë me dije se sot në minieren e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, është aksidentuar minatori Avni Heta 45 vjeç, i cili punonte rreth 1200 metra në thellësi të tokës.
Nga informacionet zyrtare bëhet me dije se minatori është zënë nga një masiv shkëmbinjësh të cilët kanë rrëshqitur.
Për pasojë ai ka marrë plagë të shumta në trup.
Kolegët e kanë nxjerrë me shpejtësi 45-vjeçarin nga galeria, i cili fillimisht është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plagoset-minatori-ne-martanesh-zihet-nga-masivi-shkembor-ne-galeri/