Ora News – Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha paralajmëron protesta

2017-04-01 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e vlerëson të ezauruar rrugën instituucionale, ndaj paralajmëroi nisjen e një seria protestash popullore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha, tha se kryeministri Edi Rama, do të përdorë bandat kriminale për manipulimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Deklarata u bë pas takimit me ambasadorin e SHBA dhe atë të OSBE
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, paralajmëroi aksion qytetar për të garantuar zgjedhjet lira dhe të ndershme, në kushtet kur sipas tij rrugët institucionale janë ezauruar.
Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, Basha tha se kryeministri Edi Rama, do të përdorë bandat kriminale për manipulimin e zgjedhjve, dhe kjo sipas tij është arsyeja pse refuzon votimin elektronik.
Basha: Partia Demokratike po nis shqyrtimin e të gjitha opsioneve, të aksionit politik qytetar të protestave, për të arritur përmes një bashkimi të madh qytetar, atë që kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në palcë ka refuzuar ta bëjë tashmë përmes rrugës institucionale.
Për Bashën nuk është e rëndësishme se çfarë mendon Ambasadori i OSBE-së për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por përdorimi i çdo mjeti për të garantuar proces me standarte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-paralajmeron-protesta-ka-ardhur-koha-e-aksionit-qytetar/