Ora News – Tahiri i shmanget pyetjes për akuzat e ish-ministrit Manjani

2017-04-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas akuzave në adresë të Ministrisë së Brendshme dhe kreut të saj nga ish-Ministri i Drejtësise Ylli Manjani, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se policia është institucioni më i besuar, ndërsa lufta kundër korrupsionit është përgjigjia me e mirë ndaj çdo akuze.
Kreu i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri, ka shfrytëzuar një aktivitet në policine rrugore për t?iu përgjigjur akuzave te LSI-së dhe ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani në adresë të tij, teksa ka deklaruar se policia është institucioni më i besuar.
Tahiri: Sot, për të tretin vit radhazi, nga të gjitha studimet Policia është institucioni më i besuar në Republikën e Shqipërisë. Por kemi ende shumë punë për të bërë në mënyrë që Policia të jetë vërtetë ajo që duam, ajo që presin qytetarët: të jetë ?Policia e Gjeneratës Tjetër?.
Ministri i Brendshëm preferoi të përgjigjej shkurt interesimit të medias në lidhje me kerkesën për shkarkimin e tij, duke deklaruar se lufta ndaj korrupsionit është reagimi më i mirë ndaj çdo akuze.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-i-shmanget-pyetjes-per-akuzat-e-ish-ministrit-manjani/