Sëmuren aktorët, shtyhet shfaqja - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shfaqja e shumëpritur e kësaj fundjave, njëkohësisht edhe premiera e parë e Teatrit të Metropolit, shtyhet. Shkaku? Robert Ndrenika e Arben Derhemi janë sëmurë.?Mendohu Xhakomino?, kjo dramë e Pirandelos ringjit në skenë jo vetëm Robert Ndrenikën e Marjana Kondin që i kanë munguar skenës teatrale, por edhe artisten e cirkut Merita Dabulla. Pas një shkëputjeje nga skena, artistja thekson se emigracioni dhe mungesa e saj në Shqipëri, nuk e ka fashitur, pasionin për skenën.?Mendohu Xhakomino?, drama që vjen me një mesazh për një shoqëri më të lirë e familje të shëndetshme, shmang tema si abordi, por nuk përjashton martesat fiktive në emër të një fëmije dhe krijimit të një vatre të ngrohtë familjare. Premiera e kësaj drame pritet të ngjitet në skenë më 8 shkurt.

Free Traffic Exchange