Dështon ballafaqimi Ylvi Beqja-Shullazi

2017-04-01 0

Ka dështuar për herë të dytë brenda një jave ballafaqimi mes Emiljano Shullazit dhe bandës së tij me dëshmitarin e mbrojtur ne këtë hetim Ylvi Beqjan.

Prokuroria kërkon që ta legjitimoje si prove dëshminë e biznesmenit në gjykatë, por ende nuk ka mundur ta marrë atë.

Seanca e kësaj të marte ka qenë e tensionuar pasi avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar përjashtimin e trupës së gjykuese me argumentin se janë të njëanshëm.

Por gjykata vendosi që dëshmia të merret. Të ndodhur në kushte të tilla dy avokatët mbrojtës të Gilmando Danit kanë dhënë dorëheqjen.

Ata pretendojnë se sigurimi i provës është ne kundërshtim me ligjin. Sipas tyre Ylvi Beqja është i bashkëpandehur në këtë hetim dhe si i tillë nuk mund të ketë statusin e te penduarit.

Ndodhur në këto kushte gjykata vendosi të shtyjë seancën për të mërkurën në orën 15:00, për t?i lënë kohë Gilamando Danit të gjejë një avokat tjetër.

Sipas Ylvi Beqajt nën kërcënimin e armës Emilajno Shullazi dhe banda e tij në i ka marrë pronësinë për një pjesë të ish-hotel Vollgës në Durrës dhe 550 mijë euro./ TV KLAN

Free Traffic Exchange