Dhuna në familje, nuk prek më vetëm gratë por edhe burrat. 30 % e rasteve të denoncuara gjatë vitit të shkuar janë burra të dhunuar nga gratë.
Shifrat u bënë të ditura nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi gjatë konferencës, ?Rehabilitimi i dhunuesit? ku në fokus kishte trajtimin e fenomenit në tërësi dhe jo vetëm viktimave të dhunës.
Trajtimi i dhunuesve deri në rehabilitimin e tyre si dhe gjetja e shkaktarëve që çojnë në këtë fenomen, do të jetë në fokus të punës së ministrisë./ TV KLAN