Basha: Qeveria po luan me kohën, nisim protestat

2017-04-01 0

Pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të pranuar kushtin e opozitës për votim e numërim elektronik, Lulzim Basha thotë se sheh lidhjet që kreu i qeverisë ka me krimin në funksion të manipulimit të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Mungesën e kohës Basha e është thjesht si alibi për të shteruar zgjidhjet institucionale nga ana e maxhorancës. Ndaj zgjidhja për kryedemokratin janë protestat.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Koha po vjen për një aksion politik, mbarë qytetar. A ja vlen të ngrihen për lirinë e votës? Une besoj se i përgjigjem pozitivisht, se kundërta s?ka të ardhme, PD po nis aksionin për protesta.

Zgjedhjet e lira e të ndershme ishin edhe në qendër të takimit afro 90 minuta që Basha zhvilloi në mesditë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu dhe atë të OSBE-së Bernard Borshard.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit thuhet se mobilizimi i kontingjentit kriminal të lidhur me trafikun e drogës me mbështetjen e krerëve të policisë si dhe moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, janë shenjat e përpjekjes së qeverisë për të dhunuar zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimit Basha ka ripërsëritur kushtin e opozitës se votimi e numërimi elektronik është e vetmja rrugë për kthimin e besimit tek vota e lirë./ TV KLAN

Free Traffic Exchange