Liberalizimi i tregut të energjisë

2017-04-01 4

Bizneset, të cilët furnizohen në linjën 35 kv dhe do të detyrohen të sigurojnë vetë energjinë elektrike, kërkojnë shtyrje të afatit që ka lënë Ministria e energjisë deri në fund të këtij viti.

Por Ministri Damian Gjiknuri siguroi bizneset se ata nuk rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike, nëse nuk e gjejnë dot atë do të jetë sërish kompania e shpërndarjes që do t?i furnizojë.

Por pavarësisht masave që po mer qeveria, sipërmarrësit janë të shqetësuar për dy çështje: tarifat e reja të aksesit në rrjet, që pritet të miratohen nga Enti Rregullator dhe çmimi me të cilin OSHEE do t'u shesë atyre energjinë, nëse nuk e gjejnë dot në treg.

Tv Klan