http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia është nje nga pese vendet e BE qe ende nuk e kane njohur Kosovën dhe do te vazhdoje te mbaje te njëjtin qëndrim. Këtë garanci i dha kryeministri grek Aleksis Cipras homologut serb Aleksandër Vuçiç gjate nje vizite zyrtare ne Beograd. Dy shefat e qeverive patën nje takim, qe u pasua nga nje konference e përbashkët per shtyp.Aleksis Cipras: Nuk do ndryshojmë qëndrim ndaj Kosovës. E ardhmja e Ballkanit mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare, respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit, dhe jo në kundërshtim me rregullat. Nuk duhet asnjë ndërhyrje, asnjë provokim dhe shpërfillje për të drejtën ndërkombëtare dhe veprime te paarsyeshme në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.Qëndrimi i Cipras per Kosovën u shpërblye me falënderime nga kryeministri serb Vuçiç.Aleksander Vuçiç: Ne i jemi mirënjohës Greqisë për këtë çështje dhe shpresojmë se Greqia do të mbajë këtë pozicion në të ardhmen. Falënderojmë Greqinë per mbështetjen e dhene Serbisë ne rrugën e saj drejt BE-se. Mbështesim pjesëmarrjen e Greqisë në procesin e Berlinit, duke deklaruar se Greqia është një nga vendet kryesore në Ballkanin Perëndimor.E ndërsa vlerësuan forcimin e bashkëpunimit, qe vjen edhe nga lidhjet e tyre shpirtërore, kryeministri serb paralajmëroi nje takim te përbashkët te dy qeverive ne pranvere ne qytetin e Selanikut. Një nisme te tille e kane ndërmarre me herët qeveritë e Shqipërisë e Kosovës, qe kane realizuar disa takime te tilla. Vuçiç deklaroi se me Cipras folën për marrëdhëniet me miqtë tradicionale te tyre, duke përmendur veçanërisht bashkëpunimin me Rusinë.