Gjykata e Tiranës ka dënuar të riun Andrea Memollari, i cili aksidentoi për vdekje Dhurata Pritin kohë më parë në kryeqytet. Gjykata e ka dënuar me 9 vite burg 21-vjeçarin. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i riu do bëj 6 vite burg. Gjatë leximit të vendimit i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në salle dhe është përfaqësuar vetëm nga avokati.
Prokuroria ka kërkuar 10 vite heqje lirie për Andrea Memollarin, i cili në Korrik të vitit të shkuar përplasi për vdekje me makinë nënën e dy fëmijëve, Dhurata Prifti.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Korrik në rrugën ?Asim Vokshi? në kryeqytet. Pasi e përplasi për vdekje 45 -vjeçaren, Memollari i kaloi përsipër me makinë dhe u largua nga vendngjarja.
Ai kishte shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t?i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.
I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj./ tvklan.al