Më 31 janar akademiku i madh Kristo Frashëri ndërroi jetë. Një vit nga mungesa e tij shkojmë në shtëpinë ku jetoi e punoi rreth 30 vite deri në frymën e fundit. Akademiku Emil Lafe ka ardhur për të shprehur ngushëllimet. Për të Kristo Frashëri ishte një udhërrëfyes.
Libra e dorëshkrimet bashkohen me fotografitë e paraardhësve rilindës, të babait të Kristo Frashërit e të gjyshit e stërgjyshit të tij. I biri, Gjergj Frashëri flet se si ata kontribuuan për Shqipërinë.
Kristo Frashëri, autori i qindrave libarve, ka ende dorëshkrime që presin dritën e botimit.
Fëmijët e Kristo Frashërit, Gjergji dhe Zana ndoqën rrugën e tij në fushën e studimeve historike e të trashëgimisë kulturore. Zana e çmon të atin si mësuesin e shkëlqyer te jetës së saj.
Një vit nga mungesa e Kristo Frashërit apartamenti i tij modest është kthyer në një muze të vogël. Kjo shtëpi flet më shumë se fjalët për jetën dhe veprën e akademikut të shquar.