Report TV - Lu e Borchardt takim për të bindur Bashën se votimi elektronik s'bëhet

2017-04-01 1

Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ai i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Dy ambasadorët kanë mbërritur në selinë blu paraditen e sotme rreth orës 10:00, ndërsa në qendër të diskutimit ishte kërkesa e PD për votimin elektronik me cdo kusht në zgjedhjet e 18 qershorit.

Por, mazhoranca dhe mbi të gjitha vetë OSBE përmes ambasadorit të saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është shprehur qartë se aplikimi i votimit elektronik në zgjedhjet e qershorit është i pamundur, pasi nuk ka kohë, ndërsa nuk ka as garanci.

Vetë PS përmes kryetarit, njëkohësisht edhe kryeministër i vendit i është përgjigjur disa herë opozitës se nëse marrin 'OK' e OSBE janë dakord, por që të ndodhë një gjë e tillë është e pamundur.

Free Traffic Exchange