Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Robert Rakipllari, Preç Zogaj, Artan Hoxha
Kronike me plote: http://tvklan.al/opinion-cfare-di-ylli-manjani/
I ftuar në studion e emisionit ?Opinion?, Robert Rakipllari ka treguar sesi ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është kërkuar që të shkarkohet që mbrëmjen e djeshme. Sipas tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka rënë dakord me zgjidhjen që Manjani të jap dorëheqjen, të cilën ai e ka refuzuar dhe ditën e sotme janë detyruar ta shkarkojnë atë. Rakipllari beson se Manjani në deklaratat e tij, përveç elementeve të shtuara nga karakteri i tij, për shkak të marrëdhënieve të ndërlikuara më Ramën, ka folur në emër të LSI-së. ?Manjani ka bërë direktivat e LSI-së në qeveri?- thotë Rakipllari. ?LSI ka pranuar shkarkimin e Manjanit dhe kjo në përfundim tregon se konflikti PS-LSI nuk i shërben interesit publik. ?Lufta? luhet në pallatin e pushteti dhe pushteti është i ndarë në përqindje?- shton ai. Sipas Rakipllarit pushteti PS-LSI është i ndarë në përqindje me në këtë rast, Rama percepton se Manjani ka ndërhyrë ?me leje? në pjesën e tij. ?Sot Rama është i fituar.?- tregon Rakipllari. Për ta përmbyllur mendimin e tij me humor ai tregon se sot koalicioni PS-LSI është si një çift i ndarë, por që jetojnë në një shtëpi për arsye të ndryshme.
Analisti Preç Zogaj, sonte, në studion e emisionit Opinion ka theksuar se kryeministri Rama nuk ka shkarkuar vetëm një ministër, por i ka dhënë një goditje kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Zogaj tha se Manjani nuk ka folur në kokë të vet, pasi shumë eksponentë të lartë të LSI-së, kanë bërë kritika ndaj qeverisë. ?Disa prej tyre janë ministri Lefter Koka, deputeti Tavo dhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Manjani nuk ka folur në kokë të vet. Kemi të bëjmë me një mendim që është pjekur brenda kësaj partie. Ministrat dhe deputetët e saj flasin, pak a shumë, me një gjuhë. Një ministër nuk mund të flasë në atë formë ndaj qeverisë nëse do kishte një mendim personal. Por ai ka qenë pjesë e këtij mendimi të pjekur brenda kësaj partie?. Ai deklaroi se Meta nuk ka pasur plan për të shkarkuar ministrin Manjani, pasi njeriu që ka dalë më i goditur ditën e sotme nuk është Manjani, por është Ilir Meta. ?Manjani i ka bërë punën mund të thoshim, duke folur në emër të partisë apo si partia. Shkarkimi i tij në kontekstin e deklaratave që ka bërë nuk është një gjë dokudo. Duhet të biem dakord për një gjë sot, se në vështirësi është Ilir Meta, ai ka lëshuar ministrin e vet, i cili ka folur me gjuhën e partisë. Mirëpo sot ka rënë ai miti se Ilir Meta nuk i shet njerëzit e vet. Njerëzit po i hodhe, duhet t?i mbrosh. Ose ndaloi?. Zogaj nënvizoi, ndër të tjera, se LSI ka hyrë në këtë betejë pa një plan. Ai tha se kjo është një qeveri, me gjithçka çfarë ka ndodhur, e prishur, por vazhdon të shkojë në punë. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shkarkuar ditën e sotme, pas shumë kritikave të bëra për qeverinë. Ai is...