Report TV - Rama: Investime 1 mld $ në 3 vjet ja projektet nga Rruga e Arbrit

2017-04-01 0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me programin "1 miliard dollarë" do të investohet në infrastrukturën rrugore, shëndetësi, arsim dhe në disa fusha të tjera në tre vite, ndërsa buxheti i shtetit nuk preket.

Pjesë e projektit janë disa vepra të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, mes tyre edhe Rruga e Arbrit.

"Programi, në dialog me bankat dhe sipërmarrjen. Ka një listë projektesh. Një pjesë i disponojmë, një pjesë duhen hartuar nga të interesuarit.

Synojmë që të adresojmë disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore nacionale dhe nevojën për të përmirësuar edhe zonat turistike.

Projektet janë disa, nga rruga që lidh pjesën urbane të veriut me Thethin deri poshtë në Vlorë, Gjirokastër dhe Berat.

Rruga e Arbrit, projekti i parë që do të nisë. Synojmë që të financojmë përmirësimin e infrastrukturës me zhvillim intensiv bujqësor" tha ai gjatë diskutimit te 'Hotel Sheraton'.

Më pas kryeministri u ndal edhe te disa nga projektet në arsim dhe shëndetësi.

Free Traffic Exchange