Report TV - Vendimi, formula e re e pikëzimit për të marrë ndihmën ekonomike

2017-04-01 2

Të ardhurat, pajsijet e kuzhinës, madhësia e familjes, makoina ose motorri janë disa nga kriteret e formulës së re të pikëzimit që ka miratuar qeveria. Vendimi më i ri i qeveria ka përcaktuar të gjitha kriteret për të marrë të plotë ndihmën ekonomike.

?Formula e unifikuar e pikëzimit përfshin parametra të lidhur në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

Treguesit e vlerësimit, pjesë e formulës së unifikuar të pikëzimit, që ndihmojnë në përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë së familjeve për përfitimin e ndihmës ekonomike, përcaktohen vetëm nga kriteret e mëposhtme.

Përditësimi i formulës së unifikuar të pikëzimit propozohet nga ministria përgjegjëse për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, në varësi të ndryshimeve të nivelit të varfërisë në vend, të publikuar nga INSTAT-i, dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave?, - thuhet në vendimin e Këshillit të ministrave

Free Traffic Exchange