Report TV - Balla: Nuk ka krizë në koalicion me LSI edhe pas 18 qershorit

2017-04-01 0

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, thotë se koalicioni qeverisës nuk është në krizë. I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Balla komentoi tensionet e fundit brenda mazhorancës si dhe shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas Ballës, kritikat e ministrave të LSI-së duhet të ishin adresuar në rrugë institucionale dhe jo nëpër ekranet e televizioneve.

"Ajo që do të theksoja se s'ka qenë e mirë dhe nuk është e pranuar, është që një ministër të kritikojë kolegun e tij në qeveri në këto rrethana. Pra, nëse ke dështuar që shqetësimin tënd ta ngresh në struktura, nëse një ministër socialist do të kritikonte një ministër të LSI-së në publik, pa e ngritur atë në mbledhje të qeverisë, grupit parlamentar socialist, pa i kërkuar një takim kryetarit të grupit parlamentar të LSI apo të kryetarit të LSI dhe kryetarit të Kuvendit, atëherë merr vlerë kritika, pasi në të kundërt tregon sesi hidhet një inat personal, apo është një lojë politike me të cilën nuk ka kohë të merret njeri", u shpreh Balla.