Ora News - Droge në këmbët e arkave bosh, 450 kg kanabis drejt Italisë

2017-04-01 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, thotë se Ylli Manjani u shkarkuar pasi tha se Shqipëria është mbushur me kanabis.
Pjesë nga intervista:
Blushi: Fundi i qeverisë, jo vetëm për mënyrën si erdhi deri këtu, por për faktin se u shkarkua nga detyra një njeri që tha se Shqipëria është mbushur me kanabis, që nuk është luftuar kanabizimi dhe që është toleruar arrestimi i bosëve të industrisë së drogës, ekzaktësisht i Klement Balilit. Rreth 90% e shqiptarëve do të thotë se kanabisi është lejuar nga qeveria. Një anëtar i rëndësishëm i qeverisë, tha se qeveria licencon kanalizimin e vendit. Ky koalicion ka degraduar. Keni parë të debatohet për reforma, për punësimin, luftën kundër korrupsionit, për të shmangur penalizimin ekstrem, për të frenuar koncesionet. Ky koalicion funksionon si koalicion që ndan faturën e korrupsionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-manjani-u-shkarkua-per-te-vertetat-qe-tha/