Report TV - Fier, makina bie në kanal dy të vdekur, një i plagosur

2017-04-01 0

FIER-Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne pasi një makinë në Fier ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Hoxharë? Fier, pranë ?Urës së Shënpjeterit?.

Aksidenti fatal i mori jetën drejtuesit të mjetit Emiljano Goxhaj, 36 vjeç dhe Silvana Alushajt, 40 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur Haziz Hilaj nga Peshtani i Fierit.

Hilaj ka mundur të dalë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Aksidenti ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të mjetit e cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe mungesës së sinjalistikës.

Në momentin e aksidentit në automjetin tip ?Benz? me targa AA 494OB ndodheshin 3 persona të cilët kanë përfunduar në kanalin me ujë pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës ndërsa ndodhej mbi një urë pa mbrojtëse.