Një 30-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi i është gjetur një sasi prej 30 kilogramë kanabis në automjet.
Lënda narkotike është gjetur në mjetin tip ?BENZ? me targa AA 513 PM e cila drejtohej nga Manush Teqja që më pas është arrestuar nga efektivet e policisë.
Ky i fundit po udhëtonte drejt Malit te Zi e më pas drejt vendeve të BE- së së bashku me familjen. Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufitare të cilët kanë konstatuar se 30-vjeçari lëvizte për herë të parë nga pika kufitare e Muriqanit.
Prania e familjes nuk ka rezultuar taktikë e suksesshme që ndaj tij të mos bëhej kontroll. Gjatë kontrollit ne pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur spostime të dyshimta pranë gomave të pasme.