Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi nënshkroi sot marrëveshjen e ?Paktit të Mirëqenies Sociale? mes dikasterit që ai drejton dhe bashkive të qarkut Elbasan.
Ceremonia u zhvillua në Qendrën Sociale Belsh, një nga më të kompletuarat në Shqipëri sa i përket shërbimeve në nevojë.
Në fjalën e tij Ministri Klosi u shpreh se ligji i ri për shërbimet sociale që duam ta implementojmë do të krijojë një aleancë mes pushtetit qendror e atij lokal dhe pritet t'i ofrojë shërbime më të kualifikuara qytetarit.
Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini e ka përshëndetur paktin dhe e ka konsideruar mjaft pozitive delegimin e kompetencave dhe fondeve nga pushteti qendror drejt atij lokal për të përmbushur më mirë shërbimet sociale.
Ndër të tjera, Zoti Sejdini shtoi se Bashkia Elbasan do të japë eksperiencën e saj për të gjitha bashkitë e qarkut ku mungojnë këto shërbime.