Report TV - Lindita Nikolla: Shkolla jo vetëm qendër studimi por edhe komunitare

2017-04-01 2

Në tre vjetorin e projektit ?Shkolla qendër komunitare? ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita NIkolla, vizitoi shkollën Andon Zako Çajupi, ku mes të tjerash shpjegoi dhe investimet e bëra në institucionet arsimore, për ti pasur ato jo vetëm si mjedise studimi por edhe qendra komunitare.

Vitalizmi i shkollave dhe përdorimi i tyre jo vetëm si mjedis studimi por edhe si qendër komunitare, është projekti që ministria e arsimit dhe sportit ka 3 vite që e ka iniciuar.

Por sot pas 3 viteve ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita NIkolla, ka bërë vizitën në shkollën Andon Zako Çajupi për të promovuar ditët e hapura, të këtij projekti, si dhe ka prezantuar investimet e bëra në institucionet arsimore.

Falë projektit ?Shkolla Qendër Komunitare? është mundësuar krijimi i Qendrës Burimore në shkollë, një hapësirë e cila ofron informacion, pajisje dhe mbështetje , me personel të specializuar për nxënësit.

Free Traffic Exchange