Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, është thirrur të dëshmojë në Komisionin Hetimor për CEZ pasditen e 1 shkurtit.
Me votat e maxhorancës, Komisioni i drejtuar nga Taulant Balla vendosi që djali i ish-kryeministrit të japë sqarimet e tij për lidhjet me Nuel Kalaj dhe të gjithë historinë e privatizimit të OSSHE.
Po të mërkurën Komisioni do të dëgjoje edhe Nuel Kalajn, i cili nuk u paraqit as mbledhjen e sotme, ndërkohë që iu kërkuar policisë që të sillet para komisionit edhe ish-drejtori i pastrimit të parave Arben Doci, i cili gjithashtu nuk u paraqit para komisionit për të dëshmuar.
Komisioni Hetimor për aferën CEZ ka gjetur prova të mjaftueshme të cilat e lidhin Shkëlzen Berishën me një prej aferave më të mëdha korruptive në historinë e pluralizimit shqiptar.
Sipas dokumenteve të komisionit, Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me Nuel Kalajn, ka luajtur rolin e sekserit para dhe gjatë privatizimit të CEZ, duke negociuar me përfaqësuesit e kompanisë çeke, në këmbim të përfitimit.