Rama: Koalicioni funksionon - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimi i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, nuk ka marre vëmendje të veçante në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mësohet se gjatë mbledhjes te se hënës, vetëm sa është komunikuar vendimi për shkarkimin e Manjanit dhe motivacioni përkatës. ?Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili?, thuhet në motivacionin që shoqëron shkarkimin. Gjate takimit me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë është shprehur se koalicioni qeverisës po funksionon. Burimet bëjnë me dije se deputetëve u është thënë se në aleancën qeverisëse nuk ka probleme serioze dhe se do vijojë puna me reformat. I vetmi qe shprehu mendimin e ti ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi, qe motivoi vendimin per shkarkim te Manjanit. Ndërkohë, gjatë mbledhjes, është vendosur që në seancën plenare të së enjtes, mazhoranca do të votojë në mbështetje të projektligjit për statusin e naftëtarit.