Ka dështuar sërish për mungesë kuorumi mbledhja e Komisionit Hetimor e thirrur nga Partia Demokratike për prishjen e marrëveshjes me CEZ.
Kreu i këtij komisioni Edmond Spaho tha se maxhoranca po bën çdo gjë për të mos zbardhur të vërtetën e kësaj afere korruptive.
Nënkryetari i komisionit Eduart Shalsi tha se maxhoranca nuk mund të bëhet pjesë e një teatri në të cilin dëshmitarët trajtohen si të akuzuar.
Sipas tij, gjuha e përdorur nga kreu i komisionit është e papranueshme.
Ndërkaq sot ksihin ardhur për të dëshmuar para komisionit të CEZ avokatja e shtetit Alma Hicka, zv/ministri i Financave, si dhe disa ish-drejtues të qeverisë së djathtë.
Në kushtet e mungesës së kuorumit, kreu i komisionit bëri të ditur se i është drejtuar me shkresë kryetarëve të tre grupeve parlamentarë, Gramoz Ruçit të PS, Edi Palokës të PD, dhe Petrit Vasilit të LSI-së, ku ngre shqetësimin për këtë situatë.
Mbledhja e radhës me seancat dëgjimore pritetet të zhvillohet ditën e mërkurë.