Nga Antonio Çakshiri | TIRANË - Vetëm pak kohë nga hapja në nëntor të vitit të kaluar, bunkeri antiatomik i Ministrisë së Brendshme Bunk?Art 2 në qendër të Tiranës është shndërruar në atraksion për turistët shqiptar dhe të huaj.
I ndërthurur mes teknologjisë dhe historisë muzeu është i vetmi në vend që përdor ?Augmented reality? eksperiencën e realitetit të shtuar që përdoret në shumë nga muzetë e botës.
Kuratori Carlo Bollino rrëfen për Report Tv se si u instalua kjo teknologji e re në bunkerin antiatomik të Ministrisë së Brendshme Bunk?Art 2, një risi kjo e mirëpritur nga viztorët.
?Augmented reality? ose realiteti i shtuar në shqip, është një novacion teknologjik edhe për Europën, ekziston prej disa vitesh por akoma nuk është futur shumë në treg sepse është një inovacion nga të fundit. Në disa muze europiane është përdorur për të shtuar informacion mbi materialin që është ekspozuar, kjo është hera e parë që përdoret edhe në një muze shqiptar". Me anë të aplikacionit të Bunk?Art në tre nga dhomat brenda bunkerit mund të zbuloni historinë e thënë nga vetë personazhet si At Zef Pllumbi në fotomomentin e arrestimit në 1967. Me anë të animimit paraqitet dëshmia e dhimbshme e tij. Fotoja nga organet e atëhershme të sigurimit e paraqitur si kapja e Zef Pllumit në flagrancë në tentativë për t?a arratisur.
"Ke 25 shtatori i vitit 1967, ata po më kërkojshin si zagarët leprin dhe njëri prej tyre i armatosur siç ishte më tha -'Ndal, duart lartë'. Hipëm në një kamion të ngarkuar me vullnetarë dhe më dorëzuan në postën tjetër kufitare në Rapsh të Hotit"... http://shqiptarja.com/speciale/2751/n--bunk--39-art-2-dhe-fotot-flasin-bollinorisia-e---39-augmented-reality--39--399864.html