Rama kokë më kokë me Metën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama paraditen e se hënës iu drejtua zyrës se aleatit te tij Ilir Meta për t?i bere te qarte vendimin për shkarkimin e ministrit te LSI, Ylli Manjani. Rama qëndroi ne ambientet e kuvendit përreth 40 minuta e me pas zgjodhi te dale përpara medias ne krah te ministrit Tahiri ne nje aktivitet per regjistrimin e popullsisë, duke shmangur çdo koment per shkarkimin e ministrit te drejtësisë. Edhe ministri Tahiri, i vendosur ne qendër te sulmeve te përfaqësuesve te LSI zgjodhi te shmange komentet. Ne mesdite, u publikua vendimi për shkarkimin ne faqen e Kryeministrisë. Nga ana tjetër, kreu i LSI Ilir Meta thirri ne zyre ministrin e ri Petrit Vasili dhe njeri pas tjetrit takoi ministren e integrimit Gjosha, Ylli Manjanin te cilit i komunikoi vendimin per shkarkimin dhe me pas edhe ministrin e transporteve Sokol Dervishaj. Ne përfundim te takimeve tek parlamenti, nga selia e LSI doli sekretarja e marrëdhënieve me publikun, e cila theksoi 2 mesazhe; e para qe Manjani u shkarkuar nga kryeministri Rama dhe se dyti, se pas kësaj lëvizje LSI shpreson për një normalizimin te marrëdhënieve brenda koalicionit.?Sot paradite Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani. Në takim u konkludua që Lëvizja Socialiste për Integrim të propozojë, z. Petrit Vasili si Ministër i Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisës.?LSI vendosi qe ne krye te grupit parlamentar te jete deputeti Luan Rama; e me kaq duket se përplasjet brenda koalicionit qeveritar u qetësuan, te paktën per momentin.