http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti kur dy skafistë nga Vlora hedhin ngarkesën me hashash në mes te detit, për t?i shpëtuar ndjekjes nga Guarda Di Finanaca italiane. Nën frikën e arrestimit, dy skafistët lëshuan në ujë 28 pako të mëdha me kanabis. Ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së forcave shqiptare dhe atyre te vendit fqinj për të ndaluar. Por arratisja e dy skafisteve nuk ka zgjatur shume. Ata janë kapur nga oficeret e Guardia di Finanza, 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lece. Droga ndërkohe është grumbulluar nga policia dhe ka rezultuar me peshë totale prej 506 kg. Skafistet akuzohen për Trafik ndërkombëtar te lëndëve narkotike.