Report TV - Rama-Tahiri: Derë më derë për të regjistruar adresat e reja

2017-04-01 2

TIRANE-Duke filluar nga dita e sotme në dyert e shtëpisë tuaj do të vijnë regjistruesit për të bërë një regjistër të ri të adresave në vend. Kjo u lajmërua sot në aktivitetin që po mbahet nga ministria e Brendshme, për lançimin e procesit të regjistrimit të adresave.

?Jemi pa diskutim i vetmi vend në Europë që shfrytëzonim njohurinë historikë për t?u identifikuar. E thënë ndryshe, jemi i vetmi vend në Europë që e gjejmë shtëpinë me të pyetur?, deklaroi kryeministri.

?Nuk mund të vijojmë më me adresa rrethanore, e kam shtëpinë tek Pallati me Shigjeta apo në x vend?, theksoi Tahiri.

Sipas tyre kjo situatë në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e mirë.

?Shqipëria sot është një vend ku flukset emigratore dhe migratore janë thuajse të barazvlefshme në peshë. Pra aq sa shqiptarë kanë ikur jashtë, aq kanë lëvizur edhe drejt vendbanimeve të reja?, tha Rama.

Sipas tij, e gjithë kjo lëvizje që erdhi si pasojë e regjimit komunist ishte e detyruar por nuk u materializuar asnjëherë në një regjistër kombëtar adresash.