Dështojnë bisedimet BDI-VMRO, pritet mandatimi i Zoran Zaev - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet qe mandati per formimin e qeverise se re ti kaloje LSDM-se se Zoran Zaev si partia e dyte ne zgjedhjet e 11 dhjetorit pas dështimit te Gruevskit per te gjetur nje marrëveshje me shqiptaret, forca e tij politike është hedhur ne sulm. VMRO ka kërcënuar se çdo rruge tjetër përveç mbajtjes se zgjedhjeve te reja te parakohshme, do ta çonte vendin ne destabilitetit. Përmes nje njoftimi per media, VMRO njoftoi mosarritjen e marrëveshjes me BDI-ne e Ali Ahmetit, gje qe u konfirmua edhe nga zedhenesi i forcës politike shqiptare, Bujar Osmani. BDI nuk ka mundur te dale me nje qëndrim pas disa orësh mbledhje te kryesisë se saj dhe ende nuk dihet se cili do te jete verdikti i forcës politike te Ali Ahmetit. Nëse do te pranoje nje koalicion me LSDM-ne, do te jete per zgjedhje te reja, apo do te qëndroje ne opozite. Vete Zaev nuk është deklaruar pas skadimit te afatit kushtetues te Gruevskit per koalicionin qeverisës, ndërsa ka theksuar se qëndrimet do t?i shprehe kur te marre mandatin per formimin e qeverise.

Free Traffic Exchange