Report TV - Beqaj: Që prej Janarit, Kimioterapia edhe në spitalin Rajonal të Elbasanit

2017-04-01 0

Pacientët e Elbasanit të prekur nga sëmundjet tumorale e marrin tashmë shërbimin e kimioterapisë në spitalin rajonal të këtij Qarku.

Investimi i realizuar në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si ?Day Hospital?, për të gjithë ata qytetarë, të cilët kryejnë seancat e kimioterapisë, garanton edhe përgatitjen e mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara), dhe jo më në mënyrë manuale siç kryej disa vite më parë duke ofruar disa protokolle bazë për këta të sëmurë.

Në këtë mënyrë, pacientët e qarkut të Elbasanit nuk do të duhet më të udhëtojnë drejt Tiranës, duke shmangur në këtë mënyrë edhe radhën e pritjes, por mund të marrin një pjesë të shërbimeve pranë spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, vizituan mjediset e rikonstruktuara ku ofrohet shërbimi i kimioterapisë.

Ministri Beqaj u shpreh se këtë vit po bëhet e mundur që të sëmurët me sëmundje të rënda tumorale, një pjesë të shërbimit ta marrin në spitalet Rajonale dhe të mos jenë detyruar më që ti drejtohen vetëm spitalit në Tiranë në Qendrën Universitare.

Free Traffic Exchange