Gjuha shqipe bëhet zyrtare; Dorëzohet Gruevski - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-04-01 0

Pak orë nga skadimi i afatit përfundimtar të mandatit për të formuar qeverinë e re, kreu i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është dorëzuar duke pranuar platformën shqiptare, ku ndër to përfshihet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës. Por në Tetovë ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga BDI, e cila vijon mbledhjen për të vendosur nëse do të formojë qeverinë me VMRO-DPMNE e Gruevskit, apo LSDM-në e Zoran Zaev.