Pollo: Ndjekje penale AMA-s - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm skandal për lirinë e medias, por edhe vepër penale e konkretisht shpërdorim detyre. Kështu e ka quajtur kreu i komisionit të medias, Genc Pollo, vendimin e Autoritet te Medias Audiovizive për dhënien e licencës së katërt numerike për kompaninë ADTN.Përmes një statusi në Facebook, Pollo shprehet se duke i dhënë vetëm një kompanie dyfishin e licencave që gëzon me ligj TVSh, krijohet një monopol.Duke i dhënë vetëm një kompanie dyfishin e licencave që gëzon me ligj TVSh krijohet një monopol mediatik në televizione që fare lehtë mund të komandojë linjën editoriale të gjithë kanaleve tv, të cilat do të jenë të detyruara të mbarten tek Digitalbi, në favor të vetes e në favor të padrinos politik Rama. Duke i dhënë një kompanie kaq licenca shkelet me dy këmbë neni 62 i ligjit të medias (siç ishte e siç është) që ndalon që një apo shumë licenca kombëtare t?i ketë një pronar i vetëm.Më tej Pollo akuzon kryetarin dhe anëtaret e bordit qe votuan pro, se me dhënien e kësaj licence kane shkelur ligjin.Duke e marre vendimin me shumicë të thjeshtë G. Sala, P.Misha, G, Gjipali e Z.Bregu shkelën qartë ligjin e medias që parasheh shumicë të cilësuar për leshimin e licencave. Ashtu sikur edhe Rama, me 71 vota në Kuvend, të ndryshonte Kushtetutën e të shpallej sulltan. Në këtë fazë anulimin gjyqësor i këtij vendimi mbetet urgjencë.Pollo kërkon që kjo situatë të ndiqet penalisht.Po ashtu edhe ndjekja penale e banditëve me ofiq duhet të bëhet sa me shpejt. Shtatë deputetë të Komisionit të Medias, të djathtë e të majtë, i shkruajtën Prokurorit të Përgjithshëm para pak ditësh. Sot para faktit të kryer është koha për hapa të tjerë.Të premten, bordi i AMA-s i drejtuar nga Gentian Sala i ka dhënë ne shkelje flagrante te ligjit shoqërisë ADTN, licencën kombëtare private për transmetime audiovizive. Vendimi u morr me shumice te thjeshte, 4 pro e tre kundër.

Free Traffic Exchange