Rama, i sigurt për fitoren - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit, kryeministri Edi Rama, foli i sigurt për programin e ri ekonomik, që do të zbatojë gjatë mandatit të dytë qeverisës. Ne komunikim javor në Facebook, ai shpjegoi se ekonomia shqiptare do të rritet gati 2-fish. Nje miliard dollarë është shifra e parashikuar të investohet nga qeveria në tre vitet e ardhshme, buxhet ky, qe sipas Ramë, do të ndihmojë ndjeshëm buxhetet familjare. Rama foli për mbylljen e marrëveshjes me FMN, e cila sipas tij, rezultoi një histori suksesi. Kreu i qeverisë theksoi se reformat kanë dhënë rezultatet e para në rritjen e ekonomisë, por ai pranoi se kjo nuk është ndjerë aq sa duhet në buxhetin e familjeve.