http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një artiste e lindur në prag të luftës së dytë botërore, që rrugëton me vdekjen në historinë tragjike të familjes së saj hebreje është përkujtesa që sjell Edmond Tupe përmes romanit Sharlotë. Është një roman ndryshe nga të tjerët, sepse ai i ngjan poezisë për nga forma e të shkruarit. Me fjali të thjeshta, kjo vepër sjell përmes ditarit të Sharlotë Salomon të vërtetën e familjes së saj dhe jetën e vështirë të një artisteje që do të sfidojë vdekjen. Sipas tupes të gjithë ne Shqiptarët jemi nga pak hebre, ndaj edhe me ta lexuar këtë vepër ai nisi ta përkthejë. Kjo vepër, fituese e dy çmimeve evropiane, vjen si një mesazh: Arti mund të ndihmojë çdokënd që të ngrihet edhe mbi rrethanat personale.