60 ditë burg ushtarëve që bënë shenjen e shqiponjës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtate ushtaret shqiptare qe u shfaqen ne foto me shqiponjën dykrenore gjate kryerjes se shërbimit ushtarak për Greqinë, jane dënuar me dy muaj burg. 50 dite heqje lirie jane dhënë nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë greke, ndersa 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos. Ky eshte edhe denimi maksimal, qe mund te vendoset ndaj rekruteve sipas ligjit. Ndërkohë, prokuroria Ushtarake e Janinës po vazhdon hetimet lidhur me kete ngjarje, qe solli rikthimin e tensioneve mes dy vendeve. Ushtaret me origjine shqiptare po stërviteshin ne nje baze ne Mesologjit. Pak dite me pare me berjen publike te fotos, Athina zyrtare ashpërsoi tonet ndaj Shqipërisë, per ate qe e cilesoi rritje te retorikes nacionaliste.Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias kërkoi qe Shqipëria te mos luaje me nacionalizmin, nese synon te behet pjese e BE. Nga ana tjeter, ministri i Mbrojtjes, Kammenos, deklaroi se kush nuk ndihet grek per t?i shërbyer Greqisë, do te ishte mirë qe te kthehej ne vendin e tij. Ai kerkoi hetim te detajuar te kesaj ngjarjeje.