Veliaj: Në vitin 2017 reduktojmë qeset plastike - Top Channel Albania - News - Lajme

2017-04-01 0

Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e konsideroi ndotjen nga përdorimi i qeseve plastike si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti ynë.