http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 3 nga 7 pjesëtarët e një grupi të strukturuar kriminal nga Fushë Kruja, i akuzuar për trafik droge e armësh luftarake.Ata u kapen kapën në flagrancë pak ditë më parë, me 425 kg kanabis dhe 12 armë zjarri gjate Operacionit te koduar ?Koordinimi?. Prangosja u realizua nga forcat e policisë se Durrësit dhe Tiranës në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Sipas uniformave blu, fillimisht u ndalua një automjet tip ?furgon?, ku ndodheshin Bledar Coraj dhe Egli Selaci, të cilëve iu sekuestruan rreth 170 kilogram kanabis. Ndërsa pjesa tjetër e drogës u gjend në banesat e personave të arrestuar. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po kryen hetimet, thekson se, të prangosurit dyshohen se kanë kryer aktivitet kriminal dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.