Vlorë, tritol fuoristradës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthen atentatet me tritol në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa viktima. Ky automjet në pronësi të Flamur Peçaj u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të së dielës, pranë lagjes ?Pavarësia?. Makina u dëmtua në pjesën e përparme nga shpërthimi i eksplozivit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Flamur Peçaj kishte ndryshuar mbiemrin në Lamaj, per shkak te te kaluares se tij me precendete penale. Një nga pistat që po hetohet nga policia është ajo e hakmarrjes. Policia beri te ditur se 46-vjecari njihet në qytetin e Vlorës si njeri problematik. Ai ka qenë i dënuar edhe në vendet e Bashkimit Europin për trafik droge.